Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira. Do të fryjë erë mesatare, nga drejtimi jugor dhe juglindor. Në pjesët më të larta malore do të ketë kushte për reshje të borës.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 11 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 12 deri 16 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira. Nëpër lugina do të ketë mjegull, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 11 gradë celcius.