Moti sot në vendin tonë

Moti në vendin tonë do të jetë me vranësira mesatare, të përkohshme. Gjatë ditës në male dhe në disa vende më të larta do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Në orët e natës nga jugu do të zgjerohen reshjet të cilat do të jenë të borës në male dhe në vendet më të larta, ndërsa në rajonet malore borë do të bie edhe në disa vende më të ulëta, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri në 14 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe erë të dobët veriperëndimore. Temperatura minimale do të ulet në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 11 gradë Celsiusë.

 

Marketing