Moti sot në vendin tonë

Moti paradite në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë lokale me reshje të shiut. Në disa vende proceset do të jenë më intensive me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 19 deri në 25 gradë.

Në Shkup paradite mot me vranësira mesatare, pasdite me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 9 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë.

Nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore dhe rrymës ajrore jugore vijon periudhë e motit më të ngrohtë, ndërsa ngrohje të konsiderueshme do të ketë prej të enjtes. Reshje lokale të shiut do të ketë edhe gjatë natës së ardhshme dhe nesër në mëngjes dhe do të jenë me intensitet mesatar. Të mërkurën pasdite reshjet në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima.

Marketing