Moti sot në vendin tonë

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Rreth mesditës dhe pasdites në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jetë më intensive me shi më të rrëmbyeshëm, shkarkime të shpeshta të energjisë elektrike dhe paraqitje të breshrit.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 22 deri në 30 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdites jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për procese më intensive. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.

 

Marketing