Moti sot në vendin tonë

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite në shumë vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende do të ketë kushte stuhie me reshje të rrëmbyeshme më intensive, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë. UV=7

Marketing

Në Shkup me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Marketing