Moti në vendin tonë do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët, perëndimore, ndërsa në pjesët lindore e matur nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite moti do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, posaçërisht në pjesët perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri 14 gradë, ndërsa e ditës prej 14 deri 26 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Pasdite moti do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 11, ndërsa e ditës deri 23 gradë.
Të shtunën do të ketë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa të dielën pasdite sërish do të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Procese më intensive priten të hënën dhe të martën, kur reshjet do të jetë më të rrëmbyeshme, vende-vende të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për dukuri të breshërit.