Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha diellore. Në orët e pasdites moti do të jetë jostabil, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius”.