Moti në vend do të jetë kryesisht i vranët me shi të përkohshëm dhe më i freskët, veçanërisht në jugperëndim ku do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut të shoqëruara me vetëtima të përkohshme. Do të fryjë erë veriore e dobët deri në mesatare e cila në perëndim do të përforcohet. UV=5.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 19, ndërsa temperatura e ditës prej 15 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi të përkohshëm dhe më i freskët. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht veriore, e cila në perëndim do të përforcohet në afat të shkurtër.
Të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot stabil dhe i thatë, ndërsa temperaturat do të rriten shpejtë. Nga fundi i javës në orët e pasdites përsëri do të ketë paraqitje të reshjeve dhe vetëtimave lokale.