Moti sot në vendin tonë paradite do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen, ndërsa vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, veçanërisht më e shprehur do të jetë përgjatë Vardarit dhe në Pellagoni, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 8 deri 16 gradë, ndërsa e ditës prej 13 deri 21 gradë.