Prokuroria Themelore Publike dha urdhër të hapet procedurë hetimore kundër një person për dyshimet se ka kryer vrasje.
Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, e dyshuara dje është paraqitur në stacionin policor Karposh dhe ka deklaruar se gjatë kryerjes së dhunës familjare, me ngulaftje ka vrarë nënën e vet. Si motiv për kryerjen e veprës ka përmendur mospajtimet mes vete dhe zënkat për mjetet financiare, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Prokurori Publik menjëherë doli të këqyrë vendin e ngjarjes, në shtëpinë ku kanë jetuar e ëma dhe bija e saj bashkërisht. Është vërejtur trupi i 74 vjeçares dhe me urdhër të prokurorit Publik trupi është dërguar për autopsi. Në të njëjtën kohë është dhënë urdhër për mbledhjen dhe ekspertizën e shenjave të gjetura në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.
Nga prokuroria shtojnë se duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, prokurori Publik tek gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Penale Shkup dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën.
Propozimi u pranua dhe të dyshuarës iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditë.