Motoçiklistët viktimat më të shpeshta në aksidentet e trafikut

Këshilli Republikan për Siguri në Rrugë (KRSRr) thekson se muajt e fundit janë rritur statistikat e zeza, në lidhje me viktimat në aksidente trafiku.

Marketing

Nga KRSRr thonë se është rritur prania e motoçiklistëve në trafik, të cilët paraqesin 2 përqind të numrit të përgjithshëm të makinave në Maqedoninë e Veriut.

Sipas KRSRr, 10 përqind e viktimave nga aksidentet e trafikut janë motoçiklistë. Ndërsa si arsye kryesore e aksidenteve të tyre, është shpejtësia.

Këshilli apelon tek motoçiklistët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Marketing