



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brazil, ku dy motra binjake u ekzekutuan në mes të rrugës ndërsa ngjarja u transmetua drejtpërdrejtë në rrjetin social Instagram.
Mediat britanike shkruajnë se lidhur me ngjarjen autoritetet kanë arrestuar një adoleshent të dyshuar në verilindje të Brazilit.
Viktima janë dy motra binjake 18-vjeçare, të identifikuara si Amália Alves dhe Amanda Alves. Ato u gjetën të vdekura në anë të një rruge prapa një kompleksi strehimi në Pacajus, Ceará, të Mërkurën e kaluar në mëngjes, disa orë pas vrasjes.