Edhe pse ‘Special One’ u përfol për një lëvizje jashtë Evropës këtë verë, Jose Mourinho pritet të qëndrojë në krye të Romës këtë sezon.
Mourinho ka zbuluar se ai ka refuzuar dy oferta të konsiderueshme financiare nga Arabia Saudite në mënyrë që të vazhdojë të udhëheqë Romën. Kjo verë ka parë një mori emrash të mëdhenj të tunduar në Ligën Pro Saudite, por Mourinho po qëndron në vend, të paktën tani për tani.
“Saudi? El-Hilal dhe El-Ahli. Po. Përpara se të shkoja në takim njoftova pronarët duke sqaruar se nuk kisha ndërmend të pranoja. Në shtëpi kam thënë saktësisht të njëjtën gjë, – tha ai për’ Corriere dello Sport’ .
“Nga njëra anë, u ndjeva si i burgosur i fjalës së dhënë për lojtarët në Budapest dhe për tifozët, duke konfirmuar qëndrimin. Por nëse më pyesni nëse nuk pranova vetëm për këtë arsye, do të përgjigjesha jo, jo vetëm për këtë.”
‘Special One’ u pyet nëse ishte një vendim përfundimtar dhe la të kuptohej se mund të ndryshonte mendje në të ardhmen.
“Nuk është përfundimtare, jo. Në të kaluarën, kam refuzuar ofertën më të pabesueshme që një trajner ka marrë ndonjëherë kur Kina më ofroi ekipin kombëtar dhe një klub ku do të luanin të gjithë ndërkombëtarët,” shtoi ai.
Mourinho mori drejtimin e klubit italian në fillim të sezonit 2021–2022 , duke i udhëhequr ata drejt fitores në Konferencë Ligë. Në sezonin e tij të dytë, ai i udhëhoqi italianët në prag të lavdisë evropiane kur Sevilla i mposhti ata në finalen e Evropa Ligës me penallti.