Jose Mourinho dhe Mikel Arteta janë në mesin e favoritëve për ta marrë drejtimin e skuadrës së Newcastle Unitedit, pas largimit zyrtar të Rafael Benitezit.
Trajneri spanjoll së bashku me stafin e tij janë larguar nga klubi anglez, ndërsa këta të fundit kanë filluar ta kërkojnë një strateg të ri.
SunSport raporton se Mourinho është duke kërkuar një skuadër të re, pasi Manchester Unitedi e shkarkoi në dhjetor të vitit 2018, derisa portugezi konsiderohet si një prej trajnerëve për ta marrë drejtimin e Newcastle.
Ndihmës trajneri i Manchester Cityt, Mikel Arteta, është në listë, si edhe i shkarkuari nga Birminghami, Garry Monk
Eddie How është favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Newcastle Unitedit, derisa në listë janë edhe Gennaro Gattuso, Chris Hughton dhe Patrick Vieira.
David Moyes, Steven Gerrard, Marcelo Bielsa dhe Arsene Wenger, përmenden po ashtu në listë, ndërsa pas tyre renditen edhe Quique Sanchez Flores dhe Roberto Martinez.