Roma në fundin e takimit ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Sassuolos.
“Romakët” në kohën shtesë ia dolën ta mposhtin Sassuolon me rezultat 2 – 1, shkruan lajmi.net.
Sassuolo gjeti golin përmes Berardit, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte Cristante që kaloi Romën në epërsi pas një asistimi të Pellegrinit (37′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Sassuolo nuk u dorëzua dhe gjeti golin për Djuricic (57′).
Derisa mendohej se kjo ndeshje do mbyllej me këtë rezultat, i inkuadruari El Shaarawy arriti t’i fitojë pikët e plota për vendasit.
Për Jose Mourinhon kjo ishte fitore edhe me e veçantë, ngase ishte ndeshja e 1000 si trajner.
Ndërkohë, Roma tani është lider me nëntë pikë, derisa Sassuolo në vendin e nëntë me katër sosh.