Mourinho suspendohet me katër ndeshje, pas deklaratave raciste

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është suspenduar me katër ndeshjes mosushtrim i detyrës zyrtare nga Federata turke e futbollit.

Marketing

Ky suspendim erdhi pas deklaratës së tij rreth bankës rezervë të Galatasarayt në derbin e së hënës.

Ai kishte thënë për ta se “po kërcejnë sikur majmunë”.

Andaj, Federata e Futbollit të Turqisë e ka dënuar me dy ndeshje për këtë arsye, derisa dy ndeshje të tjera për komentet drejtuar gjyqtarit të katërt të ndeshjes.

Ai i kishte thënë atij që ta “shikojë Vincicin se si duhet të drejtohet një ndeshje futbolli si gjyqtar”.

Fenerbahçe e kishte përkrahur Mourinhon rreth kësaj ngjarje, derisa Galatasaray i shkoi deri në fund kësaj pune, duke arritur atë çka deshi, supsendimin e Mourinhos.