Mourinho tregon se për cilën skuadër shpreson që ta fitojë Seria A’në këtë vit

Trajneri i Romës, Jose Mourinho shpreson që Interi do të jetë triumfues i titullit të Seria A.

Marketing

Gara për Scudetto sa vjen e bëhet më interesante.

Aktualisht Interi gjendet në vendin e parë në tabelën e Seria A me 72 pikë.

Nëse Milani mposht Lazion sot, atëherë merr kreun, por Interi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në lidhje se cili ekip duhet të shpallet kampion në Itali, ka reaguar edhe Jose Mourinho. Ai tha se shpreson që Interi të fitojë Scudetton.

“Unë e dua Interin, Interi më do mua. Tani mund të them se do të doja që Interi të fitonte Scudetton”, tha trajneri portugez për ‘DAZN’.

Kujtojmë se mbrëmë Interi mposhti ekipin e Romës me rezultat 3:1.

Marketing