Mozzik del me një reagim, shpreh “hatërmbetje” për kolegët

Në prag të publikimit të albumit të tij “Mërgimstar”, reperit Mozzik duket t’i ketë ngelur hatri nga kolegët për mos mbështetje.

Marketing

Kështu të paktën la të kuptohej, duke ndarë disa storie në llogarinë e tij të Instagramit, brenda të cilave, Mozzik thotë se “më parë merrte komente nga kolegët kur publikonte promot e këngëve vijuese”.

Por, sipas tij, këto komente nuk i pa në njoftimin për albumin në ardhje.

Më tej, Mozzik ka thënë se “si ka kursyer kurrë lëvdatat për kolegët e tij” ngase “nuk i frikësohet konkurrencës”, por sipas tij, reciprociteti “po mungon”.

Për më shumë, shihni më poshtë reagimet e Mozzik.