Mozzik është njëri ndër reperët që komentohet shumë për jetën e tij private.
E fansat e tij janë kuriozë të dijnë nëse ai është beqar apo në një lidhje, shkruan lajmi.net.
Javë më parë ishte vetë reperi që mori vëmendje me mbishkrimin e tij tek disa imazhe të cilat i kishte postuar.
“Kjo verë s’do më gjejë beqar”, kishte shkruar ai.
E së fundi ai u ka mundësuar ndjekësve të tij të parashtrojnë pyetje drejt tij në ‘Instagram’.
“Single a po?”, ishte njëra nga pyetjet që reperi nuk hezitoi të përgjigjej.
“Edhe qekjo verë don me më nxan qeshtu”, thuhet në përgjigjen e reperit.
Si duket reperi nuk arritur të ndryshojë statusin e tij.
Ndryshe, ai komentohet shumë për lidhjen dhe ndarjen me reperen Loredana.