Mozzik i reagon hapur Loredanës pas deklaratës së saj

Dje rep-artistja e njohur shqiptare Loredana Zefi, dha një intervistë për mediat e huaja ku foli për raportin me ish-partnerin e saj reperin Mozzik.

Marketing

Ndër tjerash reperja tregoi se ajo nuk ka asnjë konakt më me Mozzik, shkruan lajmi.net.

“Shumë mendojnë se ai nuk ka kontakt as me vajzën. Por ai në fakt ka. Ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, theksoi bukuroshja shqiptare.

E pas kësaj deklarate nuk mungoi as reagimi i Mozzik, ku përmes një InstaStory thumboi ish-gruan e tij.

“Kush shkel mbi troha, e vret buka gjithmonë”, ishte mbishkrimi i Gramosit i shoqëruar me një emoji.

Rikujtojmë se gushtin e kaluar dyshja njoftoi se ata janë ndarë. /

Marketing