Mozzik me sukses tjetër në Youtube, “Ti amo” me 70 milionë klikime

Mozzik ka arritur edhe një sukses të ri në Youtube.

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për reperin e njohur kosovar Mozzik.

Marketing

Mozzik është ndër reperët më të dashur të publikut shqiptar për shumë arsye.

Reperi shqiptar këtë vit ndonëse gjendemi në një pandemi ka gjetur inspirim për të lansuar një album të tërë, “Mozzart” i cili u prit mjaft mirë nga fansat.

Këngë që u veçuan me dëgjime nga ky album ishin, “Madonna”, “Veqnjo”, “Kerkun”, “Kur thojshe” e disa tjera.

Së fundmi Mozzik ka arritur shifren e madhe të klikimeve prej 70 milionë, në këngën “Ti amo” e cila erdhi si bashkëpunim me rep artistin gjerman Veysel.