Reperi i njohur, Mozzik ka vizituar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë, ku po qëndron si i paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Gramoz Aliu tha se me Veselin biseduan për gjëra frymëzuese dhe qeshëm shumë së bashku.
Ai tha se Veseli u ka bërë të fala të gjithëve.
“Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën , po rrinë në burg. Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. E dhimbshme , e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së. Lutem që rinia, brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë. Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.
Të fala keni të gjithë !”, ka shkruar reperi. https://m.facebook.com/tripatemozzikit/posts/2835776866565090?ref=embed_post&wtsid=rdr_0sX4uelqx7L2zEdDJ