MPB: 101 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 101 gjoba, nga të cilat 22 për tejkalim të shpejtësisë, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, nëntë sanksione për drejtim në gjendje të dehur.

Marketing

Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe pesë gjoba për përdorimin e celularit, shtatë për mospërdorimin e rripit të sigurisë, katër masa për automjete të paregjistruara si dhe tre për vozitës fillestar.