MPB: 115 gjoba në Shkup, tetë për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.07.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara me çrrastë janë shqiptuar gjithsejtë 115 gjoba.

Marketing

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 115 gjoba, nga të cilat tetë për tejkalim të shpejtësisë, 10 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, shtatë për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Pesë gjoba janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë për mosvënien e rripit të sigurisë, pesë për kalim në semaforë të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB thonë se kontrollet në komunikacion do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Marketing