Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (04.02.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në komunikacion, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 gjoba, nga të cilat: 58 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 2 gjoba për kalim në semafor të kuq, 22 gjoba për drejtim mjeti në gjendje të dehur…, shkruan Alsat.
“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, për të rritur sigurinë në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.