MPB: 148 gjoba në Shkup, 31 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.08.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 148 masa, nga të cilat 31 për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 10 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Marketing

Janë shqiptuar dhe shtatë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë masa për kalimin e semafor të mbyllur…Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.