Gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, janë realizuar rreth 700 kontroll aksione të përforcuara në trafikun rrugorë.
Në të, gjithsej janë zbuluar 20.518 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve në trafik, edhe atë në Tetovë 12.335 dhe në Gostivar 8.183. Kundërvajtjet e zbuluara janë sanksionuar me 8.478 fletëpagesa për kundërvajtje, Tetovë 4.887 dhe Gostivar 3.591 dhe 12.040 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje Tetovë 7.448 dhe në Gostivar 4.592 të atilla, deri sa 3.033 kundërvajtësve u janë regjistruar pika negative edhe atë në Tetovë 1.926 dhe në Gostivar 1107 kundërvajtës.
Për kundërvajtjet e konstatuara gjatë kësaj periudhe janë përgatitur edhe 9.729 kërkesa për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje edhe atë Tetovë 4.394 dhe Gostivar 5.335
Si kundërvajtje më të shpeshta gjatë këtyre nëntë muajve, në të cilat gjithsej kanë qenë të involvuar 9.729 kundërvajtës janë, shpejtësia e papërshtatshme ose tejkalimi i shpejtësisë (731), mos mbajtja e anës (325), përparësi kalimi (43) drejtim pa leje për vozitje, skadim i regjistrimit, alkool e kështu me radhë.
Në periudhën për të cilën bëhet fjalë, janë regjistruar gjithsej edhe 865 aksidente trafiku.