Gjatë natës së kaluar në gjithë territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejt 355 shkelje për mosrespektim të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.