MPB a e ka numrin e telefonit të Gruevskit në Hungari?!

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski pas arratisjes nga vendi dhe qëndrimit të tij si azilkërkues në Hungari ka vijuar kontaktet me personat më të afërt të tij përmes një numri të ri të telefonit, që ia ka kumtuar këtë edhe avokatit të tij Elenko Milanov.

Marketing

Avokati Milanov thotë se Gruevski e kontakton nga një numër i huaj, që përveç që i është lajmëruar nga ky numër i ka shkruar edhe porosi. Por avokati shton se këtë numër sigurisht që e ka gjetur edhe MPB.

“Ju garantoj se MPB e ka numrin e Gruevski, nga i cili më është lajmëruar. Atë numër është e sigurt që mund ta sigurojnë edhe shërbimet përmes kanaleve të tjera”, theksoi avokati Milanov, duke mos dhënë detaje se çfarë ka kërkuar Gruevski nga ai.