MPB: Alarmet për bomba në Shkup e Manastir, të rreme

Nga MPB kanë njoftuar se të gjitha paralajmërimet e sotme për bomba në ditën e sotme kanë qenë të rreme.

Marketing

“MPB-ja informon opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me denoncimet e sotme… u konstatua se këto ishin raportime të rreme”, thonë nga MPB.

Ndryshe alarme për bombë sot kishte në disa hotele në vend, në Federatën e Fudbollit, në shkollat e mesme dhe fillore. Disa ditë më parë raportime për bombë kanë marrë edhe Ministria e Punëve të Jashtme, Banka Popullore, Stacioni Hekurudhor, disa qendra tregtare dhe ndërtesa banimi. Për shkak të kërcënimit me bombë në hotelin ku duhej të mbaheshte një akitviitet i Odës Ekoonimike, kryeministrit Kovaçevski i është dashur të anulojë pjesmarrjen për shkaqe sigurie