MPB alarmon për mashtrime të reja në internet, qytetarët të mos ndajnë të dhëna personale

MPB paralajmëron se në periudhën e kaluar është rritur shfaqja e profileve të rreme në rrjetet sociale që paraqiten në emër të Interpolit apo Ministrisë së Punëve të Brendshme apo në emër të kompanive që ofrojnë një lloj ndihme, ndërmjetësimi apo edhe kthim të parave personave që kanë humbur mjetet e tyre në investime të rreme online si “Conti” dhe të ngjashme. MPB paralajmëron se bëhet fjalë për mashtrime klasike në internet apo të ashtuquajturat mashtrime “phishing”, qëllimi i të cilave është mbledhja e të dhënave personale për përdorimin e mëtejshëm të tyre në vepra penale, si dhe keqpërdorimi i kartelave pagesore me qëllim për të përfituar mjete financiare. MPB apelon deri te qytetarët që të mos bien pre e këtyre llojeve të mashtrimit dhe të kenë shumë kujdes se ku i lënë të dhënat e tyre personale si dhe të dhënat nga kartelat pagesore.

Marketing
Marketing