Gjatë bastisjes janë gjetur revole, dy karikatorë për revole, 321 copë municion, mbi 20.000 euro dhe dokumente zyrtare respektivisht raporte operative që përmbajnë informata të klasifikuara, mes tjerash, për veprimtarinë kufitare, analiza për rutat e mifrantëve e të ngjshme.
Sic njoftohet kundër zyrtarit policor B.B nga Manastiri, me procedurë të shpejtë, nga ana e gjykatësit kompetent I është shqiptuar paraburgimi prej 30 ditëve.
Në bazë të veprës penale, është kryer edhe ekspertizë në hapësirën zyrtare në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” që gjendet në hapësirat e SPB – Manastir, ku është konfiskuar një kompjuter.
“Pas ekspertizës në hapësirat zyrtare dhe kompjuterit, është zhvilluar bisedë me zyrtarin policor LJ.K, I cili ka sqaruar se ai me shifrën e tij zyrtare në sistemin e kontrollit të ushëtarëve ka kryer kontrolle për Ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski. Është njoftuar Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku zyrtari policor me iniciale LJ.K është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor – Manastir” – thuhet në komunikatën e MPB-së.
Sipas MPB-së, më 25 janarr 2025, organet hetuese policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e LJ.K ku janë gjetur dhe konfiksura dy USB-ja dhe një celular.