“Çdo plumb ka një objektiv! Festo me zemër, jo me armë” është motoja e fushatës së re për ngritjen e vetëdijes publike për rreziqet që dalin nga mbajtja dhe keqpërdorimi I armëve të vogla e të lehta. Aktiviteti zbatohet nga MPB-ja në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të OKB-së (UNDP).
Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, ka bërë të ditur se vitin e kaluar, policia ka evidentuar 14 raste të keqpërdorimit të armëve gjatë dasmave dhe ahengjeve. Sipas tij të gjithë rastet kanë marrë epilog penalo-juridik. Këto komente Ministri I bëri gjatë promovimit të fushatës “Çdo plumb ka një objektiv! Festo me zemër, jo me armë”
“Konkretisht, pjesëmarrja e partneritetit në këtë fushatë së bashku me UNDP-në tregon edhe një herë vendosmërinë tonë, krahas veprimit represiv, për të vazhduar punën në vazhdimësi të punojmë në pjesën e parandalimit, në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, para së gjithash në bashkësitë lokale”, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Kjo fushatë do të zbatohet njëkohësisht në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë në kuadër të projektit “Qasja e integruar institucionale ndërkufitare në luftën kundër tregtisë ilegale të armëve dhe armëve të vogla dhe të lehta”.
“Ne do të kemi sukses në reduktimin e numrit të incidenteve të shkaktuara nga armët e zjarrit vetëm nëse punojmë të gjithë së bashku për të arritur këtë qëllim. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ata janë aktorët kryesorë të kësaj historie dhe se duhet të festojnë “me zemër, jo me armë”, pra të mos i përdorin armët gjatë festave. Siç thotë slogani i fushatës “çdo plumb ka një objektiv”, madje edhe ata që gjuhen në momente të lumtura, pa qëllim të dëmtimit të askujt, mund të marrin jetë”, deklaroi Sanja Bojaniq -UNDP.
Në këtë ngjarje u prezantua edhe ekspozita e titulluar “Çka nëse…?” ku u prezantuan tituj të mediave për incidente të shkaktuara nga “plumbat qorr”. Ideja e ekspozitës është për të parashtruar pyetjen se sa lehtë mund t`i tejkalojmë këto lajme, pa pyetur gjatë kësaj “Çka nëse ishte goditur ndonjë njeri?”. Qëllimi është që të ndryshohet ky perceptim dhe të nxitet denoncimi dhe dënimi për cdo krismë të paautorizuar.