MPB del me detaje për plagosjen e policit në Çair

Plagoset një polic në Çair, MPB del me detaje
Një person ka mbetur i plagosur në rrugën “Metodija Mitevski”në Çair. TV SHENJA, jo zyrtarisht mëson se bëhet fjalë për pjesëtarë të MPB-së, më konkretisht të Njësitit për Renditje të Shpejtë, i cili në momentin e plagosjes nuk ka qenë në detyrë.

Marketing

Informacionin për plagosjen për TV SHENJA e kanë konfirmuar nga policia të cilët kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

“Më datë 03.09.2022 në orën 21:16 nga spitali Nënë Tereza është denoncuar se tek ata është sjellë R.M (24) i lënduar me armë zjarri në rrugën Metodija Mitevski në Shkup. Sipas R.M tek ai ka shtënë person nga fshati Haraçinë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB për TV SHENJA.