MPB dhe Prokuroria japin detajet e fundit nga vrasja te “Mavrovasja”

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka zbardhur rastin në lidhje me vrasjen e djeshme në afërsi të Qendrës Tregtare Mavrovasja, pavarësisht se i dyshuari kryesor për vrasjen është ende në arrati, shkruan Alsat.

Marketing

Sipas njoftimit të MPB-së, për vrasjen e 59-vjeçarit Vasil Eftimov, nga dy të arrestuarit deri më tani, vetëm ndaj njërit ka dyshime të bazuara për përfshirjen në veprën penale, madje tjetri është liruar, pasi që nuk ka prova të mjaftueshme për lidhshmërinë e tij me rastin.

I arrestuari, sipas Policisë ngarkohet edhe për armëmbajtje pa leje.

“Pas ndërmarrjes së masave dhe reagimit të shpejtë të SPB Shkup, forcat speciale policore, helikopteri dhe dronët, është kapur dhe privuar nga liria kryerësi i veprës penale E.K. (39) nga Shkupi”, thonë nga MPB.

Për vrasjen e djeshme, Policia ka kryer kontrolle dhe bastisje në shumë lokacione, ndërkaq për këtë janë angazhuar dhe Njësiti për Operacione Speciale, helikopter dhe dronë. Gjatë kontrolleve, janë grumbulluar një numër i mjaftueshëm i provave materiale.

Ndërkohë, Prokuroria në njoftimin e saj për shtyp, lidhur me kallëzimin penal, thotë se pas kryerjes së vrasjes, 39-vjeçari E.K., ia ka rrëmbyer çantën, bashkëshortes së viktimës dhe është arrestuar me një veturë Audi, pa targa.

“Me një pistoletë Glok 9mm të cilën i dyshuari e posedonte pa leje, me dashje i ka marrë jetën person 59-vjeçarit, pas së cilës gruas së viktimës ia ka rrëmbyer një çantë me laptop dhe është arratisur me një veturë Audi pa targa. Në vendngjarje ka arritur edhe një automjeti i dytë tip Citroen me targa belge, nga i cili ka marrë një kuti me vegla nga bagazhi i veturës së viktimës dhe është larguar. I dyshuari i dytë me makinën Citroen e ka lënë makinën në Gazi Babë dhe i është bashkëngjitur makinës Audi, pas së cilës kanë vazhduar të ecin, por janë kapur nga policia në rrugën Stojna Stevkova. Ndërsa personi i parë ka qenë duke vozitur, i dyshuari i dytë ka dalë nga dera e pasagjerit dhe ka hapur zjarr duke tentuar që t’i privojë nga jeta policët. Katër zyrtarët policorë, në vetëmbrojtje kanë qëlluar në ajër me pistoletë në shenjë paralajmërimi dhe më pas ndaj të dyshuarit. Tjetri ka ikur dhe është në kërkim”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.Pavarësisht se Policia është zbardhur dhe Prokuroria ka dhënë detaje për dinamikën e ngjarjes, motivi mbetet ende i paqartë për opinionin. Policia konfirmoi vetëm marrjen e një çante laptopi dhe një çantë me vegla pune, por ende nuk dihet nëse hajdutët synonin ose kanë menduar se viktima mund të posedonte sende me vlerë ose argjendari

Marketing