MPB dhe PTHP Tetovë koordinohen për zbardhjen e incidenteve me grupet e tifozëve

Udhëheqësia e Sektorit për Punë të Brendshme e Tetovës, sot ka realizuar takim në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë për pastrimin e plotë të rasteve më 3 dhe 4 nëntor, ku ishin të përfshirë drejtpërdrejtë anëtarë të grupit të tifozëve “Vojvodët” dhe “Ballistët” nga Tetova.

Marketing

Siç ka njoftuar MPB, në takim janë koordinuar aktivitetet për kualifikimin konkret të ndodhive, dinamikën dhe hapat e ardhshëm, me qëllim zbardhja e plotë dhe mbyllja finale me përgatitjen e parashtresave adekuate kundër personave të involvuar.

Marketing