MPB do të lëshojë letërnjoftime të shtunën dhe të dielën

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se në të gjithë Sektorët për punë administrative do të punojnë të shtunën dhe të dielën (29 dhe 30.09.2018).

Marketing

Të gjitha kërkesat për dhënien e letërnjoftimit (të dëmtuar, të humbur ose të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht dhe në të gjithë Sektorët rajonal për punë administrative në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokumentin biometrik të udhëtimit.

“Kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen urgjentisht përfshirë të shtunën (29.09.2018) deri në orën 16:30. Menjëherë pas pranimit të aplikacioneve për letërnjoftime, Sektori për informatikë do t’i përpunojë dhe do t’ia dorëzojë sektorit kompetent për shpërndarje me kohë deri në Sektorin për punë administrative.

Në ditën e referendumit (e diel, 30.09.2018) Sektorët për punë administrative do të punojnë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve në periudhë prej orës 7:00 deri në orën 19:00” kumtoi sot MPB.