MPB: Është vërtetuar kush qëndron pas profilit në ‘Facebook’, është njoftuar edhe prokuroria

Gjatë 12 orëve të fundit, në rrjetin social ‘Facebook’ nga një profil ‘El Cheka’ u publikuan biseda të përgjuara në mënyrë të paligjshme të zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Marketing

Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme duke thënë se me koordinim me prokurorinë publike po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit me publikimin e incizimeve nga përgjime në rrjetin social ‘Facebook”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është vërtetuar se kush qëndron pas profilit në ‘Facebook’ dhe se ku janë publikuar këto përmbajtje dhe se për këtë është njoftuar prokuroria. Gjithashtu, është njoftuar edhe rrjeti social ‘Facebook’, përkatësisht kompetentët nga kjo kompani, janë njoftuar se janë publikuar përmbajtje joligjore në ‘Facebook’.

Nga MPB shtojnë se pas zbardhjes së plotë të rastit, MPB do të ngrisë padi penale kundër kryesit dhe se për këtë do të informohet publiku.

Më herët janë publikuar disa audio-incizime ku ishte i përfshirë edhe ish deputeti Pavle Bogoevski. Bogoevski akuzoi ish kryeministrin Nikolla Gruevski se ai qëndron pas publikimit të audio-incizimeve duke thënë se ky audio-incizim ka për që t’i bëhet dëm politik strukturës qeverisëse, që pastaj OBRM-PDUKM të kthehet në pushtet.

Marketing