Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon një fushatë parandaluese, me qëllim informimin e qytetarëve për pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.
Ministria e Brendshme merr masa represive për sanksionimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike dhe rikujton qytetarët për dispozitat ligjore që sanksionojnë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shitjen e paligjshme të tyre.
Sipas Ligjit për kundërvajtje në nenin 31 parashihet gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë në denarë për atë që pa autorizim qëllojnë me armë zjarri, përdorin mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose djegëse, ose në një mënyrë të ngjashme prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve. Ndërsa në Kodin Penal, neni 396 parashihet:
(1) Kushdo që i paautorizuar prodhon, posedon, shet, blen ose shkëmben armë zjarri, municion ose lëndë plasëse, dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet;
(2) Nëse objekt i veprës nga paragrafi një, është një sasi më e madhe e armëve të zjarrit, municionit ose eksplozivit, ose armëve të zjarrit, municionit ose lëndëve plasëse që u ndalohen qytetarëve, kryesi dënohet me së paku pesë vjet burg.