MPB: Grupimet dhe festat të ndaluara, pasojnë padi

Ministria e punëve të brendshme ka përgaditur plan operativ të veçantë me të cilën do të veprojë natën e vitit të ri por edhe për 1 janarin. Nga MPB theksojnë se janë tërësisht të përgaditur dhe bashkëpunojnë me institucione e tjera, gjegjësisht inspektoratin shtetëror të tregut, prokurorinë publike dhe të gjithë institucionet që janë të involvuara në zbatimin e masave për mbrojtja nga përhapja e Covid 19. Gjithashtu MPB hapi linjë telefonike pa pagese, ku qytetarët në mënyrë anonime do të mund ti paraqesin rastet ku vërejnë festa dhe grupime apo çfardo lloj tjetër të shkejes së masave dhe rregullave. Festat janë të ndaluara edhe në hapsirë të hapur dhe të mbyllur
“Telefoni tani më funskionon. Ashtu siçkemi lajmëruar, veprojmë përmes reparteve për prevenim. Pas shpalljeve, biseduam me shumë qiradhënës të këtyre vikend shtëpive të cilët pas reagimit tonë se ajo është vepër penale dhe do të përgjigjen penalisht i tërhoqën të njejtat. Janë të paraprë një numër i mjaftueshëm i pjestarëve të policisë të cilët do të veprojnë në gjith teritorin e Shtetit sipas nevojës ndërsa ajo që mund të them është se këti vit kemi numër rekord të konfiskimit të mjeteve piroteknike.”tha Toni Angelovski, Zëdhënës në MPB.
Ndryshe edhe Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski ditë më parë kishtë deklaruar se përveç padive për ata që do të takohën në festa përgjegjësi penale do të ketë edhe për pranarin e objektit. Apelohet për përgjegjësi në mënyrë që të pengohet përhapja e virusit.
Marketing