MPB i hodhi poshtë akuzat për degradim të pjesëtarëve të njësiteve speciale

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë të pasakta dhe i vlerësoi si përfundimisht manipuluese akuzat nga VMRO-DPMNE-ja se pa arsye po degradohen pjesëtarë të njësiteve speciale dhe profesionistë të trajnuar, me atë që, siç pohon partia opozitare, u ndahen vendime për vende dhe pozita më të ulëta pune.

Marketing

“Pas konferencës së sotme për shtyp të partisë politike, në të cilën u theksuan informata tërësisht të pasakta dhe tendencioze rreth gjoja ‘degradimit dhe shqetësimit’ të pjesëtarëve të Njësitit për detyra speciale me ç’rast e gjithë kjo është bërë pa ‘kurrfarë respekti dhe arsye’, MPB duhet edhe njëherë, në interes të qytetarëve dhe të vërtetës, kategorikisht t’i hedhë poshtë informatat e këtilla të pasakta, ndërsa përfundimisht manipuluese”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Nga Ministria thonë se ka përfunduar koha e kritereve partiake-politike ose kritere të “interesave” të tjera për punë profesionale dhe avancim në strukturat organizative të policisë së Maqedonisë.

“Si edhe në njësitet tjera organizative pranë MPB-së, ashtu edhe në NJDS rrjedhimisht dhe në bazë të nevojave dhe vlerësimeve për kryerje të detyrave të punës nga kompetenca e Ministrisë, zbatohet sistemimi i të punësuarve, ndërsa e gjithë kjo rreptësishtë në pajtueshmëri të procedurës së konfirmuar në Ligjin për punë të brendshme dhe aktet e tjera pozitive nënligjore dhe rregulloret”, qëndron në kumtesën nga MPB.

Marketing