MPB-ja mohon pretendimet e Mickoskit për incidentin te sheshi Skënderbeu

Ministria e Punëve të Brendshme sonte i është përgjigjur me reagim zyrtar pretendimit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se policia nuk ka qenë në vendin e duhur kur janë paraqitur persona të armatosur dhe kanë rrezikuar jetën e tij.

Marketing

“MPB i mohon tërësish pretendimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se policia nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka reaguar gjatë incidentit në sheshin Skënderbeu. Përkundrazi, policia ka qenë në vendngjarje, ka reaguar në të njëjtin moment dhe ka ndalur dhunën dhe menjëherë është ndaluar një person i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Gjatë protestave, policia është në krye të detyrës dhe u bëjmë thirrje palëve që të ndalojnë dezinformimin. Në videon e bashkangjitur shihet saktësisht se sa shpejt reagojnë më shumë se dhjetë pjesëtarë të policisë dhe parandalojnë një incident të madh”, thekson MPB.