MPB me fushatë kundër mjeteve piroteknike: Siguria para të gjithave

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur fushatë parandaluese për informimin e qytetarëve për pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht aktuale para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

Marketing

“Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq zhvillojmë një sërë aktivitetesh, shpërndahen fletëpalosje me përmbajtje edukative, organizojmë ushtrime demonstruese ku qytetarët mund të shohin se çfarë pasojash mund të ketë përdorimi i këtyre mjeteve”.

“Ministria e Brendshme merr edhe masa represive, me qëllim sanksionimin e përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, si dhe u kujton qytetarëve dispozitat ligjore që sanksionojnë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shitjen e paligjshme të tyre”, thonë nga MPB.

Ata rikujtojnë se neni 31 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike parashikon gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike pa autorizim.

“Sipas Kodit Penal, neni 396 parashikon prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin pa leje të armëve ose lëndëve plasëse, ku:
(1) Me burgim nga tre deri në dhjetë vjet, dënohet kushdo që pa autorizim prodhon, mban, shet, siguron ose tregton armë zjarri, municion ose lëndë shpërthyese;
(2) Nëse objekt i veprës penale nga paragrafi 1 është sasia e madhe e armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese, apo armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese që u ndalohen qytetarëve, kryesi do të dënohet me së paku pesë vjet burg”, tha zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

Marketing