MPB me kontrolle në dy lokale të gastronomisë në Shkup, arrestohen shtatë persona

“Kështu, te R.D.(25) dhe te H.A. (32), të dy nga Republika e Kosovës, janë gjetur nga tri pako me lëndë pluhuri të bardhë, te J.K. (37) nga Gostivari, është gjetur një lëndë e ngurtë, te Z.D. (32) nga Kërçova është gjetur marihuanë, ndërsa te C.S. (27) nga Demir Kapia – marihuanë dhe materie e ngurtë.

Marketing

Personat janë ndaluar në Komisariatin e Policisë Karposh dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse. Gjithashtu në Stacionin Policor në Qendër është ndaluar S.G. (24) nga Shën Nikolla, ndërsa I.H. (20) nga Shkupi është ndaluar në Stacionin Policor Aerodrom, pasi gjatë kontrollit në objekte hoteliere është gjetur materie pluhur”, thonë nga MPB.

Marketing