MPB me kontrolle të shtuara në trafik, gjobiten 131 vozitës në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.08.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 masa, nga të cilat 25 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, tri sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë…

Marketing

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.