Në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (TKM) është vepruar sipas urdhrit të Prokurorisë Publike, deklaruan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme, prej ku nuk kumtojnë më shumë detaje sepse bëhet fjalë për procedurë parapenale.
“Me urdhër të Prokurorisë Publike nga ana e Sektorit për krim të organizuar është vepruar në TKM. Pasi bëhet fjalë për procedurë parapenale në dobi të hetimit nuk mund të kumtohen më shumë detaje”, thonë nga MPB-ja për MIA-n.
Dyshimet janë se në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017 në teatër janë kryer keqpërdorime nga ana e udhëheqësisë paraprake të kryesuar nga drejtori Dejan Projkovski.
Nga Sektori për krim të organizuar, kanë vepruar sipas kërkesës së Ministrisë së Kulturës, pasi u.d. e tanishme drejtoresha e TKM-së Simona Ugrinovska ka kërkuar të kryhet revizion në punën e drejtori paraprak.
Projkovski ishte drejtor i TKM-së nga viti 2015-2017, ndërsa në vitet paraprake ishte drejtor artistik. Tani është i punësuar si regjisor në TKM.