MPB: Nga 20 maji kandidatët për policë do të trajnohen që të rregullojnë komunikacionin në Shkup

Kandidatët për policë sipas planit të përgatitur paraprak, dhe si pjesë e kursit për trajnim bazë për policë, e cila për momentin po zhvillohet në Qendrën për trajnim në Idrizovë, nga nesër do të jenë në trajnim praktikë për rregullimin e komunikacionit fizik në disa udhëkryqe të Shkupit.

Marketing

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë periudhës nga ora 09:00 deri në orën 15:00 me datë 20, 21, 22, 27, 28 dhe 29 maj, në udhëkryqet në Sajmishte, stacionin hekurudhor, Kryqin e Kuq dhe Stara Rampa, kandidatët për policë së bashku me katër oficerë të policisë së komunikacionit do të bëjnë trajnime praktike për rregullimin fizik të komunikacionit.

“Secili kandidat duhet të rregullojë komunikacionin së bashku me një oficer policie për rreth pesë deri në dhjetë minuta”, thonë nga MPB.

Marketing