Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve, posaçërisht prindërve që t’i kushtojnë vëmendje aktiviteteve të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale, transmeton Alsat. Sipas informacioneve që ka siguruar MPB përmes Interpolit, në profilet e rrjetit social “Tik Talk” në Rusi dhe Izrael ka pasur thirrje për vetë-dëmtim të të miturve.
Sipas njohurive aktuale, thirrjet e tilla nuk vijnë nga profilet në territorin tonë ose nga vendet fqinje, por MPB u bën thirrje prindërve për vigjilencë dhe mbikëqyrjes për të shmangur ndonjë efekt anësor nga rrjetet sociale./ALSAT