MPB njofton: 345 gjoba në Shkup, 173 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 345 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 173 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 27 për mosvënien e rripit të sigurisë, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur…

Marketing

Nga MPB nënvizojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë tek të gjithë vozitësit për respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të sigurisë më të madhe në komunikacion

Marketing