MPB: Po kontrollojmë të kaluarën e personit i cili dyshohet për sulm terrorist në Vjenë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është duke vepruar sipas kërkesës së autoriteteve austriake për të kontrolluar një person me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë.
“Ju njoftojmë se autoritetet austriake kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të kontrolluar një person me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë. Po veprojmë sipas kërkesës së paraqitur”, njoftojnë nga MPB.
Policia austriake ka arrestuar dy persona të dyshuar për planifikimin e sulmeve në koncertet e megayllit Taylor Swift në Vjenë.

Marketing

Një person, një 19-vjeçar, siç bëjnë të ditur mediat austriake, është nga Maqedonia e Veriut.

Siç raportuan mediat austriake dhe më pas u konfirmua edhe nga vet qeveritarët austriakë, dy simpatizues të ISIS-it u vunë nën arrest, pasi kishin planifikuar organizimin e një sulmi terrorist.

Marketing